Bayerni demolon “Topçinjtë”

Bayerni demolon “Topçinjtë”

15 shkurt 2017 22:38

Bayern Munichu ka mposhtur Arsenalin me rezultat të thellë në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve për t’iu afruar shumë çerekfinales.

Bavarezët fituan 5 me 1, duke përsëritur rezultatin e nëntorit të 2015, kur Bayerni kishte fituar me rezultat të njëjtë ndaj “Topçinjve”.

Arjen Robben hapi serinë e golave në minutën e 11-të me një supergol. Rezultati u barazua në minutën e 30-të nga Alexis Sanchez që shënoi nga topi i kthyer prej Manuel Neuer që ia priti gjuajtjen nga penaltia.

Në pjesën e dytë, Bayerni shpërtheu me katër gola të shënuar.

Robert Lewandowski hapi serinë në minutën e 53-të, tre minuta para se Thiago Alcantara të shënonte për 3 me 1. Alcantara shënoi edhe në minutën e 63-të e në fund Thmas Muller vulosi fitoren bindëse.

Takimi i kthimit zhvillohet në Emirates më 7 mars.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme