Sport

Finalja e Championsit më 2019 në Madrid

Stadiumi i ri i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, do të mbajë finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, ndërsa finalja e Ligës së Evropës do të mbahet në Baku.

Wande Metropolitanë ishte inauguruar gjatë fundjavës, por është i gatshëm për finalen e Championsit më 2019, ka njoftuar UEFA.

Finalja e Ligës së Evropës në vitin 2019 do të mbahet në stadiumin olimpik të Bakus, kryeqytetit të Azerbejxhanit.

Sa i përket Super Kupës së UEFA-s, ajo do të mbahet në stadiumin e Beshiktashit.