Këta janë 55 kandidatët për formacionin e vitit

Këta janë 55 kandidatët për formacionin e vitit

20 shtator 2017 16:42

Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë ka zbuluar emrat e 55 kandidatëve për të qenë në formacionin ideal të vitit 2017.

Ajo që bie në sy është se, nga të gjithë këta kandidatë, 23 aktivizohen në kampionatin spanjoll. Padyshim që skuadra dominuese në këtë aspekt është Reali i Madridit, fituesja e Champions League në dy edicionet e fundit.

“Los Blancos” përfaqësohen me 12 futbollistë në këtë listë kandidatësh, e përveç Ronaldos janë edhe emrat e Marcelos, Balet, Benzemas dhe Iscos. Barcelona ka 8 futbollistë të saj në garën për formacionin ideal, ku përveç Messit përmenden edhe Iniesta, Luis Suarez, Pique apo Jordi Alba.

Nga Atletico Madrid, 3 janë futbollistët e përzgjedhur për të qenë në formacionin e vitit të “FIFPro”: Oblak, Godin dhe Griezmann.

Mes 55 kandidaturave të “FIFPro” janë edhe De Gea, Buffon, Hazard, Dybala, Neymar, Lewandowski apo Harry Kane.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme