Sport

Emery: Vendimet e gjyqtarëve ishin kundër nesh

Trajneri i PSG-së, Unai Emery pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Barcelonës, është shprehur se vendimet e gjyqtarëve shkuan kundër ekipit të tij.

Barcelona ka përmbysur disavantazhin prej 4-0 nga ndeshja e parë, duke bërë të pamundurën ndaj PSG-së sonte në Camp Nou. Katalunasit shkuan në çerekfinale pas fitores prej 6 me 1.

“Kur e analizojmë është e vërtetë se kemi humbur një mundësi të madhe. Pjesa e parë ishte faji ynë, nuk menaxhuam që të bëjmë presion apo të kontrollojmë topin. U mbrojtëm në thellësi dhe ata patëm më shumë shanse që të shënojnë. Bëmë gabime për dy golat e pjesës së parë. Ishim më të qetë në pjesën e dytë dhe u pozicionuam më mirë. U përmirësuam dhe patëm raste për 3 me 2. Vendimet e gjyqtarëve shkuan kundër nesh dhe humbëm gjithçka për pak minuta. Barcelona është në gjendje ta bëjë atë. Ishte e gjitha ose asgjë për ta në minutat e fundit. Është një përvojë shumë e keqe për mua dhe klubin, duhet të mësojmë nga kjo”, është shprehur Emery.