Tërmeti në Meksikë dëmton stadiumin Azteca

Tërmeti në Meksikë dëmton stadiumin Azteca

20 shtator 2017 16:12

Meksika është goditur nga një tërmet të martën.

Tërmeti i fuqishëm ka tronditur Meksikën duke shkaktuar qindra viktima si dhe ka shkatërruar shumë ndërtesa në qytetet e këtij vend.

Lëkundjet deri në 7.1 ballë të shkallës Rihterit, kanë dëmtuar pjesë të ndryshme të stadiumit Azteca në kryeqytetin Meksiko City, duke e bërë të papërdorshëm pasi rrezikohet jeta e njerëzve, transmeton KP.

Azteca është një stadium me vlera historike, pasi pikërisht në terrenin e tij janë luajtur dy finale të Kupës së Botës, Brazil-Itali 4:1 në vitin 1970 dhe Argjentinë-Gjermani 3:2 në 1986.

Kjo situatë e pazakontë, i ka detyruar drejtuesit e Federatës Meksikane të Futbollit, që të anulojnë të gjitha ndeshjes e fazës së 1/8 së Kupës së Mëksikës që ishin programuar për t’u zhvilluar gjatë mesjavës.

Deri më tani janë raportuar përmbi 200 të vdekur si shkak i këtij tërmeti.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme