Sport

Chelsea shpreh interesim për Cavanin pas zënkës me Neymarin

Chelsea dhe Evertoni raportohet se janë në mesin e klubeve që po monitorojnë situatën e Edinson Cavanit pas zënkës që pati me Neymarin.

Dyshja e PSG-së argumentoi për një penallti, të cilën e humbi uruguaiani në fitoren 2 me 0 ndaj Lyonit të dielën.

Sipas Daily Mail, Evertoni dhe Chelsean janë alarmuar me situatën e Cavanit te PSG-ja.

Transferimi i 30-vjeçarit konsiderohet si problem për klubet angleze të cilat nuk duan të paguajnë pagën javore pre 130 mijë eurove.