Sport

Reali mendon shitjen e Benzemas tek Arsenali

Real Madridi është duke menduar seriozisht për shitjen e Karim Benzemas tek Arsenali, klub që për një kohë të gjatë ka shprehur interesim për sulmuesin francez.

Presidenti i Realit, Florentino Perez dëshiron të largojë nga skuadra lojtarët e vjetër dhe në këtë listë është përfshirë edhe Benzema, i cili mbush 30 vjet në dhjetor të këtij viti.

Sipas Don Balon, Reali është përgatitur ta shesë Benzeman tek Arsenali për 45 milionë euro dhe llogaritet si zëvendësues ideal për Alexis Sanchezin, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.