Mbrojtësi i kërkuar nga tri shtete, sot nuk luan për asnjërin

Mbrojtësi i kërkuar nga tri shtete, sot nuk luan për asnjërin

20 shtator 2017 08:55

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, thotë se ish-përzgjedhësi i Suedisë, Erik Hamren i kishte bërë ftesë mbrojtësit kosovar Loret Sadiku, për të qenë pjesë e kampionatit evropian "Franca 2016".

Por, siç ka bërë të ditur Bunjaki të martën për gazetën, Sadiku e kishte refuzuar Suedinë me idenë dhe dëshirën që të luajë me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Më herët ai kishte luajtur për ekipin Shpresa të Suedisë, por e kishte braktisur atë që të luajë me Shqipërinë. Por, as me të nuk luajti asnjëherë, shkruan sot Koha Ditore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme