Rënia, lëndimi dhe rikthimi i Januzit

Rënia, lëndimi dhe rikthimi i Januzit

19 shtator 2017 22:25

Erdhi me shumë bujë në verën e vitit 2016 te Prishtina dhe u prit shumë nga ai, madje e nisi shumë mirë, duke shënuar në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Por, më pas erdhi rënia dhe lëndimi që ia humbën formën ish-futbollistit të kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Ahmed Januzin, i cili vendosi të luajë në Kosovë, duke zgjedhur Prishtinën, pas 8 vjetëve të kaluara në kampionatin ukrainas te Vorsklla Polltava.

Në një intervistë për Sportin në KTV, 29-vjeçari ka deklaruar se lëndimi që kishte pësuar në kampionatin e kaluar ka qenë vendimtar në formën jo të mirë të tij.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme