Sport

Prishtina debuton me humbje në “Champions”, shpresë për ndeshjen e kthimit

Sigal Prishtina ka debutuar me humbje në Ligën e Kampionëve, pasi në kryeqytet është mposhtur nga ekipi bjellorus Tsmoki-Minsk me rezultat 57-50.

Prishtina shpreson në fitore në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Minsk pas dy ditësh në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Dardan Berisha ishte lojtari më i mirë te Prishtina me 14 pikë të realizuara. Atij i ndihmoi Esho me 11 pikë.