Barça nuk ka plane për afatin e janarit

Barça nuk ka plane për afatin e janarit

19 shtator 2017 18:30

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka insistuar se klubi nuk ka plane për transferime gjatë afatit kalimtar të janarit, përkundër lëndimit të Ousmane Dembeles.

Gjigantët spanjoll pritet të jenë pa anësorin francez së paku deri në fillim të janarit, pasi lëndoi muskujt në fitoren ndaj Getafes gjatë vikendit të kaluar.

Bartomeu beson se Dembele do të rikthehet me kohë dhe se nuk do të ketë plane për transferime të reja.

“Nuk ka plane për afatin e dimrit”, ka thënë ai për TVE. “[Dembele] do të rikthehet dhe do të tregojë ato që tashmë i kemi parë”,ka shtuar Bartomeu.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme