Sport

Ferdinandi nuk ka aplikuar për licencë boksi

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Rio Ferdinand, ka bërë të ditur planet për të nisur karrierën si boksier, por ende nuk ka filluar procedurat ligjore për sportin e ri.

“Ishte befasuese sepse askush nuk ka folur apo kontaktuar me federatën”, ka thënë sekretari gjeneral i Federatës, Robert Smith.

“Nuk kam pranuar asnjë aplikacion prandaj nuk ka asgjë konkrete. Për herë të parë për këtë gjë kam dëgjuar përmes radios”, ka shtuar ai.

“Nëse pranojmë ndonjë aplikacion do ta shqyrtojmë, siç bëjmë zakonisht. Por nuk kemi asnjë korrespondencë nga Ferdinandi”, ka thënë veç të tjerash Smith.