Flet heroi i Barçës

Flet heroi i Barçës

08 mars 2017 22:59

Sergi Roberto, futbollisti që shënoi golin e fundit në triumfin e jashtëzakonshëm të Barcelonës ndaj PSG-së, thotë se është jashtëzakonisht i lumtur për këtë fitore historike.

Barça arriti që të kthente rezultatin prej 4 me 0 në ndeshjen e parë për të fituar 6 me 1 dhe për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tre golat e fundit të ndeshjes erdhën në dhjetë minutat e fundit, dhe i fundit erdhi krejt në sekondat e fundit nga Sergi Roberto.

Pas takimit ai ka thënë se gjithçka ishte komplikuar në kohën kur Edinson Cavani ngushtoi rezultatin në 3 me 1, por puna e mrekullueshme e ekipit bëri që gjithçka të kthehej në favor të katalonasve.

“Gjithçka u kompletua kur ishim 3 me 1, por të gjithë punuam shumë dhe bëmë punë të mirë deri në fund. Kur e pash topin se më erdhi afër vetëm gjuajta dhe nuk di ta përshkruaj”, ka thënë ai pas takimit, transmeton Koha.net.


Sergio Roberto Goal HD - FC Barcelona 6-1 Paris... by Live1Goals

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme