Ferdinandi ia mësyn boksit

Ferdinandi ia mësyn boksit

19 shtator 2017 11:16

Rio Ferdinandi ka vendosur t’i hyjë një profesioni të ri, dy vjet pasi u pensionua nga futbolli.

38-vjeçari do të bëhet boksier, ka njoftuar kompania e basteve Betfair.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Anglisë po punon si analist në televizion.

“Po i hyj kësaj sepse është sfidë. Kam fituar tituj dhe tani po dua një brez të boksit”, ka thënë ai.

Ferdinand kishte paralajmëruar hyrjen në boks muaj më parë përmes videove në të cilën shihej duke ushtruar me trajnerin Mel Deane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme