Shumë njerëz në Kosovë i janë gëzuar triumfit të Sllovenisë në “Eurobasket 2017”

Shumë njerëz në Kosovë i janë gëzuar triumfit të Sllovenisë në “Eurobasket 2017”

19 shtator 2017 10:35

Pasi u ndal nga Letonia në një të tetën e finales në "Eurobasket 2015", Sllovenia nisi një seri të fitoreve, seri që të dielën mbrëma i solli titullin në "Eurobasket 2017".

Sllovenia në finale të evropianit e mposhti Serbinë me shifrat 93:85, në Stamboll. Seria e fitoreve të saj ka nisur më 31 gusht të vitit të kaluar. Nisi pikërisht me një ndeshje ndaj Kosovës. Për Kosovën ishte një ndeshje historike, ishte e para zyrtare.

Ndeshja u luajt në Lubjanë para 3.500 shikuesve dhe fitore të thellë shënuan vendasit, me shifrat 113:68. Ishte ndeshja e parë në kuadër të Grupit E të eliminatoreve për "Eurobasket 2017".

Sllovenia ishte bindshëm më e mirë, ndërsa në parket u udhëhoq nga ylli Goran Dragiq që për 24 minuta lojë realizoi 22 pikë e tetë asistime. Dragiq ishte edhe më i mirë në Eurobasket. Udhëhoqi Slloveninë drejt trofeut të parë të madh dhe u shpall lojtari më i vlefshëm (MVP). Shumica e lojtarëve që për Slloveninë u paraqitën në Eurobasket, janë paraqitur edhe në dy ndeshjet ndaj Kosovës në eliminatore...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme