Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Messi i Kosovës” harrohet nga përfaqësuesja

18-vjeçari Edon Zhegrova, brenda një periudhe të shkurtër, ka arritur të bëhet pjesë e ekipit të parë të Genkut.

Talenti nga Kosova ka debutuar për skuadrën belge në javën e kaluar, ndërkaq në ndeshjen e fundit që u zhvillua të shtunën, arriti të asistojë në humbjen 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një intervistë për Sportin në KTV nga Belgjika, Zhegrova tregon për debutimin dhe punën e madhe që ka bërë për të siguruar një vend në ekipin e parë.

Mesfushori që ka kontratë 3-vjeçare me klubin belg, pavarësisht që luan në elitën e futbollit të Belgjikës, nuk është kontaktuar asnjëherë nga Përfaqësuesja e Kosovës.