Ylli i Sevillës, Luis Muriel, thotë se skuadra e tij mund të luftojë për titull sivjet në La Ligë.
26-vjeçari shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Gironas të dielën, duke shtyrë andaluzianët në pozitën e dytë në tabelë me dhjetë pikë.
Muriel, që iu bashkua Sevillës nga Sampdoria këtë verë, ka pranuar se prezenca e Real Madridit dhe Barcelonës e bën përherë të vështirë ndjekjen e titullit.
“Ta fitojmë La Ligan? Është ëndërr. E dimë se duhet të garojmë me dy rivalë si Reali dhe Barcelona. Të dyja janë gjithmonë favoritë, por do të vazhdojmë të luftojmë për të”, ka thënë Muriel.
-
18 shtator 2017 18:40
-
Shpërndaje në: