Sport

Hazard i përshkruan të vështira “metodat e Contes”

Ylli i Chelseat, Eden Hazard i ka përshkruar të vështira “metodat e Antonio Contes”.

Reprezentuesi belg mendon se nga trajneri italian kërkohet shumë punë, por sipas tij, lojtarët e “Bluve” po i përshtaten metodave të Contes, transmeton KosovaPress.

“Në Chelsea, metodat e tij nuk janë të lehta, por ne fitojmë, kështu që ne përshtatemi. Kërkohet shumë punë, nuk është gjithmonë lehtë të stërvitemi. Ne harxhojmë shumë orë këtu”, tha Hazard.

“Ne me të e shohim se puna është çelësi i suksesit. Ai bën shumë taktika, nuk është gjithmonë e këndshme si një sulmues, sepse shpesh duhet të mbrosh”.

“Ai është një trajner i madh, mendoj se para tij janë ende edhe disa vite të mira”, theksoi Hazard.