Sport

Xhaka e Mustafi flasin për barazimin me Chelsean

Dy futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë ndarë të kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tyre në derbin ndaj Chelseat.

Ekipet barazuan pa gola në kryendeshjen e xhiros së pestë, me dy futbollistët shqiptarë që u paraqitën për 90 minuta.

“Pikë e mirë ndaj Chelseat dhe ndoshta ishim të pafat që nuk fituam, por rezultat i drejtë dhe mbi të gjitha jam i lumtur me performancën tonë, urime për të gjithë dhe falënderim special për tifozat për përkrahjen”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

“Paraqitje e mirë ekipore sot. Mirë që mbajtëm portën të paprekur. Kthehemi me një pikë në Londrën veriore”, ka shkruar Mustafi, të cilit iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje.