Sport

Zyrtare: Dembele i mungon Barcelonës për 4 muaj

Ylli i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele, do të mungojë deri në katër muaj, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit të klubit kundër Getafes në La Liga.

“Lojtari do të kryejë një operim nga Dr. Sakari Orava javën e ardhshme në Finlandë. Ai do të jetë jashtë nga 3 muaj e gjysmë deri në katër”, ka thënë Barcelona në një deklaratë për media.

Dembele pritet të mungojë në disa ndeshje të mëdha, siç janë përballjet me rivalët për titull në La Liga, Atletico Madrid dhe Real Madrid, si edhe në pjesën e mbetur të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligë të Kampionëve, transmeton Koha.net.

Barcelona nënshkroi me Dembelen këtë verë nga Borussia Dortmundi për një shumë rekorde prej 147 milionë eurosh, përfshi shtesat, si zëvendësues i Neymarit i cili u shit në Paris St. Germain.