Sport

Dembele jashtë fushave të gjelbra për dy muaj

Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele mund të mungojë për dy muaj, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kundër Getafe.

20 vjeçari u zëvendësua në minutën e 20-të, pas lëndimit të muskujve hamstring në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, në La Liga, transmeton KosovaPress.

Edhe pse Barcelona ende nuk ka konfirmuar asgjë rreth kohës se sa do të mungojë francezi, mediat spanjolle dhe ato franceze kanë shkruar se sulmuesi i ri i Barçës do të mungojë për të paktën dy muaj.

Dembele mund të rikthehet në ndeshjen e grupeve të Ligës së Kampionëve, që Barcelona e luan ndaj Juventus, më 22 nëntor.