Bernardeschi drejt Interit për 40 milionë euro

Bernardeschi drejt Interit për 40 milionë euro

08 mars 2017 20:27

Talenti italian Federico Bernardeschi pritet t’i bashkohet zikaltërve.

Interi gjithnjë e më shumë italian. Plani i zyrtarëve të klubit zikaltër që i kanë vënë vetes për detyrë për të krijuar një skuadër të fortë e të përbërë me shumë futbollistë italian.

Pas Roberto Gagliardinit, Interi ka arritur marrëveshje për të transferuar edhe Federico Bernardeschin e Fiorentinës, që gjatë verës me shumë gjasë do t’i bashkohet zikaltërve për shumën e 40 milionë eurove.

Kështu shkruajnë mediat në Itali që e japin si të sigurt transferimin e 23-vjeçarit në San Siro, transmeton KP.

Për Bernarderschin është interesuar edhe Juventusi, por oferta e Interit ka bindur menjëherë presidentin e Fiorentinës, Della Vale që do ta lejojë lojtarin të largohet nga Firence.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme