Hat-tricku i Dybalas i siguron fitoren Juves ndaj Sassuolos Foto: Reuters

Hat-tricku i Dybalas i siguron fitoren Juves ndaj Sassuolos

17 shtator 2017 14:21

Skuadra mysafire e Sassuolos, në xhiron e 4-të të Serie A, Juventus, ka arritur një fitore bindëse për t’u ngjitur kështu në pozitën e parë.

Ishin të parët mysafirët që kaluan në epërsi përmes një super-goli të Paulo Dybalas, të asistuar nga Mario Mandzukic në minutën e 16-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa mysafirët arritën që qysh në start të pjesës së dytë të dyfishojnë epërsinë përmes të disponuarit për gola, Dybala, raporton Koha.net.

Vendësit ia dolën që të ngushtojnë epërsinë në 1-2 vetëm 2 minuta më vonë (’52) përmes Politanos, por edhe ky rezultat u përmbys pas rreth 10 minutash.

Sërish në skenë doli Dybala, i cili nga gjuajtja e lirë siguroi hat-trickun e tij në ndeshjen e 100-të me Juven.

Juve, me këtë fitore, ka grumbulluar 12 pikë nga katër ndeshje dhe është ngjitur në krye të tabelës, duke ndarë kështu pozitën e parë me Interin, që ka nisur një sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, por që me golaverazh është më mirë Juve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme