Sport

Vritet me plumb në kokë portieri malazez

Goran Lenac, ish-portier i i klubit të ligës së dytë të Malit të Zi, Bokelj, është qëlluar dhe vrarë derisa po stërvitej me një mik.

Incidenti ka ndodhur të shtunën mbrëma rreth orës 19:00.

Lenac ishte në terrenin e stërvitjeve të FC Bokeljit kur u plagos për vdekje në kokë, transmeton Koha.net.

33-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, ndërsa mjekët në Risan më vonë deklaruan se ai ka ndërruar jetë.

Lenac ishte lojtar i ekipit Bokelj të Ligës së Dytë malazeze më 2015 dhe po i shfrytëzonte lidhjet që kishte me klubin për të mbetur në formë.

Policia ka bllokuar qytetin e Kotorit ndërsa kërkimet për sulmuesin janë në zhvillim e sipër.

Mediat lokale në Mal të Zi thonë se dorasi e ka njohur mirë zonën pasi që ka qenë në gjendje të ikte me shpejtësi në errësirë pa u vënë re nga askush.

Thuhet po ashtu se dorasi ka shtënë në ajër derisa po ikte nga vendi i ngjarjes me qëllim të frikësimit të dëshmitarëve.