Sport

Taipi refuzoi Serbinë dhe braktisi Shqipërinë për Kosovën

Gjashtë vjet më parë, Gjelbrim Taipi nuk mendoi dy herë kur refuzoi të luajë për përfaqësuesen U-18 të Serbisë. Interesimi i serbëve ishte i madh për ta marrë në përfaqësuese. Por, Taipi tash 24-vjeçar ndihet krenar që refuzoi fanellën e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.

"Për mua dhe familjen time ka qenë e papranueshme të luaj për Serbinë. Ftesa ishte serioze. Më kanë përcjellë shpesh trajnerët e ekipeve U-18 dhe U-21 të Serbisë. Por, unë refuzova të luaj, pasi të gjithë e dimë se çfarë raporte kemi të dy popujt", ka treguar ofertën e bërë nga Serbia në vitin 2011.

Mesfushori i tashëm i skuadrës elitare të Zvicrës, St. Gallen, luante për Tërnocin, që vjen nga fshati me të njëjtin emër në Luginën e Preshevës. Tërnoci garonte në Ligën e Katërt të Serbisë. Ishte ndër lojtarët kryesor të ekipit...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.