Sulmuesi francez, Antoine Griezmann ia ka siguruar tre pikë të plota Atletico Madridit në duelin ndaj Malagas.
25-vjeçari realizoi golin e vetëm të këtij takimi për ta ndihmuar ekipin e tij që të mbetet në pozitën e tretë me tetë pikë.
Francezi golin e realizoi në minutën e 61-të.