Zlatan Ibrahimoviq ka pohuar se nga lëndimi do të rikthehet me një version më të mirë të tij.
Edhe pse realizoi 28 gola në sezonin e tij të parë me Unitedit, suedezi u lëndua dhe ka munguar që prej muajit prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë gusht shtatlarti nënshkroi kontratën e re me Unitedin dhe në një intervistë për Sky Sports ka thënë se do të kthehet shumë më shpejt sesa është pritur.
“Po ndjehem mirë. Kam stërvitur prejse jam operuar. Nuk ka kohë për pushim”, ka thënë Ibrahimoviq.
“Është sfidë e re, por jam i fort dhe kur përqendrohem në një objektiv nuk më ndal askush drejt tij. Do të kaloj gjithçka, nuk ka rëndësi se çfarë më del përpara, do të thyej gjithçka për të arritur qëllimin”, ka shtuar ai.
“Kur luaj futboll ndjehem më mirë sesa më parë. Nuk po rikthehem kështu siç jam, po rikthehem në një version më të mirë sesa i mëparshmi. Imagjinojeni se si do të jetë”.