Sport

Benzema kalon Henryn në listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve

Descriptive Text

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka kaluar Thierry Henryn në listën e golashënuesve në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Me golin e shënuar ndaj Napolit, sonte në këtë garë, ai arrin në kuotën e 51 golave dhe renditet në vendin e pestë, shkruan Goal.

Benzema tani është vetëm pesë gola prapa Ruud van Nistelrooy, që në vendin e katërt ka 56 gola në këtë garë.

Ai shënoi golin e barazimit në takimin ndaj Napolit.