Sport

Hingis mburret me sukseset dhe mësimin që ia dha Federerit

Pjesa më e bukur e stinorit të sivjetshëm i përket ringjalljes së Roger Federerit dhe Rafael Nadalit.

Njëri 36 vjeç e tjetri 31 vjeç, kanë sfiduar të gjitha pengesat për të fituar dy tituj madhështorë. Por, një tjetër legjendë e tenisit, që është dhjetë muaj më e vjetër se Federeri, ka siguruar dy tituj "Grand Slam" në harkun e 24 orëve. Martina Hingis, triumfoi në çifte të femrat dhe në çifte të përziera së fundi në "US Open", duke ngritur numrin e trofeve "Grand Slam" në 26 gjatë karrierës, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ishte partnere me Chan Yung-Jan të Tajvanit për titullin në çifte te femrat, kurse në çiftet e përziera, Hingis luajti përkrahë britanikut Jamie Murray. Duke vepruar kështu, Hingis u kthye në skenën e triumfit të saj të parë - "US Open" - që e regjistroi saktësisht para dy dekadave kur në finale mposhti amerikanen Venus Williams në konkurrencën individuale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.