Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea dëshiron që në verë të bashkohet me Real Madridin, sipas gazetarit të OK Diario, Eduardo Inda.
Duke folur për televizionin spanjoll, Inda ka zbuluar se De Gea do të largohet nga “Djajtë e Kuq” për t’u rikthyer në vendlindje, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Real Madridi ende është në kërkim të një portieri, që është De Gea, por Mourinho është i përkushtuar që mos ta lejojë largimin e tij. De Gea beson se Manchesteri është ferr pasi çdo ditë është e zezë. Lojtari privatisht ka thënë se dëshiron të luajë për Real Madridin”, është shprehur Inda në shoun televiziv “El Chiringuito”.
De Gea qe një kohë të gjatë i lidhur me një kalim te Reali, por ky transferim nuk ishte realizuar në tentimet e viteve të kaluara.