Carlo Ancelotti do të kërkojë një punë në Premier Ligë nëse gjatë verës së ardhshme largohet nga posti i trajnerit te Bayern Munichu.
58-vjeçari, i cili e fitoi Premier Ligën dhe FA Cup gjatë qëndrimit dyvjeçar te Chelsea, është në presion të madh te klubi gjerman shkaku i kampanjës zhgënjyese gjatë parasezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAncelotti është në krye të Bayernit prejse zëvendësoi Pep Guardiolan në vitin 2016, por sezonin e parë ai u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe në kupën gjermane.
ESPN raporton se përkundër interesimit nga klubet kineze, trajneri italian është duke synuar rikthimin e tij në Premier Ligë para se të pensionohet nga zeja e trajnerit.
Julian Nagelsmann i Hoffenheimit është pretendent për postin e trajnerit te Bayerni.