Vazhdon rënia e Kosovës në ranglistën e FIFA-s

Vazhdon rënia e Kosovës në ranglistën e FIFA-s

14 shtator 2017 10:56

Humbjet e njëpasnjëshme në eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018” po vazhdojnë t’i kushtojnë Kosovës në ranglistën e FIFA-s.

Në ranglistën e re të shtëpisë së futbollit Kosova ka humbur katër pozita, duke u renditur në vendin e 184.

Përkundër rezultateve pozitive, edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në ranglistën e publikuar sot nga FIFA. Kuqezinjtë kanë rënë për tri pozita dhe tani gjenden në vendin e 66.

Ngritje të madhe në ranglistë ka siguruar Serbia. Fqinjët verior janë ngritur për 10 pozita dhe tani gjenden në vendin e 32-të.

Ndryshime ka edhe në top-pesëshen e përfaqësueseve më të mira. Gjermania ka dalë në vendin e parë, duke pozicionuar Brazilin një pozitë më poshtë. Portugalia gjendet në vendin e tretë dhe është ngritur për tre pozita. Në pozitën e katërt ka rënë Argjentina ndërsa Belgjika mbyll top-pesëshen.

Image

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme