Klopp: Blerjet nuk zgjidhin problemet në mbrojtje

Klopp: Blerjet nuk zgjidhin problemet në mbrojtje

14 shtator 2017 10:34

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se problemet e vazhdueshme në mbrojtjen e tij nuk mund të zgjidhen me ardhjen e ndonjë lojtari të ri.

“Të kuqtë” dështuan në transferimin e Virgil van Dijkut gjatë kësaj vere dhe një numër i problemeve në mbrojtje u shfaqën në barazimin 2 me 2 ndaj Sevillas në Ligën e Kampionëve, por Klopp nuk beson se blerjet mund ta ndihmojnë ekipin në këtë aspekt.

“E di se dëshironi të flisni për këtë gjë – sepse mbrojtja është diçka për të cilën flitet: ‘Nuk e transferuam këtë apo atë lojtar’”, ka thënë Klopp. “Nëse këto probleme do të zgjidheshin nga një lojtar, imagjinojeni se ne do të shpenzonim krejt paratë dhe do të thoshim: ‘Le ta kryejmë këtë punë’”.

“Duhet të jemi dominues dhe të mos humbim përqendrimin në gjitha momentet e mbrojtjes. Ka hapësirë për përmirësim. Duhet të mësojmë të dominojmë dhe të mos pranojmë gola të lehtë. Nuk është problem i madh i mbrojtjes, por duhet të përmirësohemi 100 për qind”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme