De Gea me mendje te Real Madridi

De Gea me mendje te Real Madridi

14 shtator 2017 09:55

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, raportohet se nuk i ka dhënë fund shpresave për kalim te Real Madridi.

26-vjeçari për një kohë të gjatë është synim i klubit spanjoll që kishte dështuar transferimin e tij në vitin 2015 shkaku i vonesës së dokumenteve.

Reali sivjet nuk ka bërë asnjë ofertë formale për ish-portierin e Atletico Madridit, por Don Balon raporton se De Gea ende e ka në mendje rikthimin në kryeqytetin spanjoll.

Gazeta spanjolle pohon se Reali ndjen se i ka borxh De Geas për dështimin në blerjen e tij para dy vjetësh.

De Geas i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij aktuale te Manchester Unitedi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme