Shuarja po shihet si opsion shpëtimi për Pejën

Shuarja po shihet si opsion shpëtimi për Pejën

14 shtator 2017 09:22

Borxhet e mëdha të edicionit të shkuar, e së fundi edhe gjobat nga FIBA, kanë mbështetur për muri një prej skuadrave më të mira në vend, Pejën, shkruan sot Koha Ditore.

Tri rastet e humbura në Tribunalin e Arbitrazhit të Basketbollit (BAT) pranë FIBA-s e ngarkojnë klubin Peja me mbi 100 mijë euro, por me kaq nuk përfundojnë borxhet e saj. Skuadra u ka borxh edhe lojtarëve të tjerë të huaj e vendorë, si dhe stafit.

Shkaku i rasteve të humbura në BAT, Pejës i janë ndaluar edhe transferimet, por kjo është pak e rëndësishme tash, pasi skuadra nuk ka mjete për të transferuar askënd.

Zyrtari i Pejës, ndër të vetmit të mbetur, Valdet Spahija, thotë se askush nuk ia ka zgjatur dorën Pejës nga donatorët. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme