Sport

Bunjaki kthen Shalën e Celinën për ndeshjet e tetorit

Përzgjedhësi në largim i Kosovës, Albert Bunjaki, ka konfirmuar se për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për kampionatin botëror "Rusia 2018", do të ftojë Herolind Shalën e Bersant Celinën, transmeton Koha Ditore.

Ky i fundit nuk është ftuar në ekipin "A" që nga ndeshja e 9 tetorit të vitit të kaluar kundër Ukrainës, që Kosova e humbi në Krakow të Polonisë me rezultatin 3:0, kurse Shala nuk është ftuar për dy ndeshjet e fundit kundër Kroacisë dhe Finlandës të zhvilluara në fillim të këtij muaji.

Shala nuk u ftua për shkak se nuk kishte skuadër. Për herë të fundit me Kosovën luajti në qershor. Por 25-vjeçari pasi u transferua te Lungby në Danimarkë, do të ftohet për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Islandës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.