Sport

Zyrtare: Ramadani nuk është më trajner i 89-shit

Zekirija Ramadani nuk është më trajneri i kampionit të Kosovës, Trepça ’89.

Kështu bëri të ditur vetë Ramadani menjëherë pas humbjes nga Vllaznia në kuadër të xhiros së katërt në Superligë. 

“Nuk jam më trajner i Trepçës ’89. Pas humbjes nga Vllaznia, kryetari i klubit ka hyrë në zhveshtore dhe ma ka kumtuar lajmin që nuk jam më trajner. Kështu është puna e trajnerëve”, ka thënë shkurt Ramadani, për KTV-në.

Pas katër ndeshjeve në edicionin e ri, Trepça ’89 ka dy fitore dhe dy humbje.