Edhe Gjermania do të votojë për të ndryshuar afatin kalimtar

Edhe Gjermania do të votojë për të ndryshuar afatin kalimtar

13 shtator 2017 17:16

Liga e Futbollit në Gjermani DFL pritet të votojë për ndryshimin e datës mbyllëse të afatit kalimtar.

Kjo lëvizje vjen pasi 20 klube të Premier Ligës së Anglisë vendosën që të ndryshojnë afatin kalimtar duke e bërë mbylljen e tij para nisjes së sezonit të ri.

Presidenti i DFL-së, Reinhard Rauball, është i vendosur që veprim të tillë të bëjë edhe Gjermania, duke e mbyllur afatin më 1 gusht. Kjo do të votohet në dhjetor.

“Do të sjell një mocion për shkurtimin e periudhës së afatit kalimtar. Nëse merret një vendim, do të votohet në dhjetor”, ka thënë Rauball për “Bild”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme