Higuain nuk do të ndëshkohet për gjestin ndaj tifozëve të Barçës

Higuain nuk do të ndëshkohet për gjestin ndaj tifozëve të Barçës

13 shtator 2017 17:07

Ylli i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka shmangur veprimet disiplinore nga UEFA për gjestin e tij ndaj fansave të Barcelonës të martën në Ligën e Kampionëve.

Ish-futbollisti i Real Madridit i kishte drejtuar gishtin e mesëm fansave në Camp Nou dhe rrezikonte dënimin nga UEFA, por një gjë e tillë është mohuar nga institucioni më i madh i futbollit në Evropë.

UEFA ka konfirmuar se nuk ka nisur asnjë procedurë disiplinore për ndeshjen Barcelona – Juventus.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme