Tevezit me “mbipeshë” nuk i lejohet të luajë për Shanghain

Tevezit me “mbipeshë” nuk i lejohet të luajë për Shanghain

13 shtator 2017 14:37

Trajneri i ri i Shanghai Shenhuas, Wu Jingui, ka kritikuar Carlos Tevezin për mbipeshën e tij dhe ka insistuar se nuk do ta ftojë në formacion shkaku i problemeve të tij fizike.

Tevezi u bë lojtari më i paguar në botë kur kaloi te Shenhua nga Boca Juniorsi, por ka dështuar të gjejë formën e tij më të mirë në Kinë, duke realizuar vetëm dy herë në 11 paraqitje.

Wu ka pohuar se Tevezi, i cili sapo është kthyer nga një lëndim që kishte pësuar, nuk është i gatshëm fizikisht për Superligën kineze.

“Tani nuk do të luajë. Nuk është i gatshëm fizikisht. Nuk është i gatshëm të luajë”, ka thënë Wu, i cili zëvendëson Gus Poyetin e larguar nga pozita e trajnerit.

“Ai ka mbipeshë, së bashku me [Fredy] Guarini. Duhet të marr përgjegjësi për ekipin dhe për lojtarët. Nëse nuk je i gatshëm për lojë, pse të ftoj në formacion. Kam stërvitur shumë yje dhe lojtarët e mi nuk i zgjedh në bazë të reputacionit që kanë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme