Wenger: Nuk synojmë kthimin në “Champions” duke fituar Europa Ligën

Wenger: Nuk synojmë kthimin në “Champions” duke fituar Europa Ligën

13 shtator 2017 14:23

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se nuk e sheh Europa Ligën si mundësi të mirë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Pasi nuk arritën kualifikimin në garën elitë të Europës për herë të parë pas 19 vjetësh, ekipi i Wengerit ka filluar përgatitjet për Europa Ligë me përballjen ndaj Kolnit të Gjermanisë.

Fitimi i Europa Ligës garanton një vend në “Champions”, por Wenger beson se mënyra më e mirë është përmes Premier Ligës.

“Nuk e llogarisim si mënyrë të mirë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Wenger në konferencën për media.

“Nuk është shansi më e mirë, por një prej mundësive. Shumë herë e kam thënë se mënyra më e mirë është të përfundojmë në topkatërshe në Premier Ligë”, ka thënë veç të tjerash menaxheri francez.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme