Diego Costa afër huazimit te klubi arab

Diego Costa afër huazimit te klubi arab

13 shtator 2017 13:42

I padëshiruari te Chelsea, Diego Costa raportohet se muajt e ardhshëm do t’i kalojë si i huazuar te ekipi Al-Hilal në Arabinë Saudite, nëse gjatë ditëve të ardhshme pajtohet për një kalim te Atletico Madridi.

28-vjeçari raportohet se është në Madrid për t’u marrë vesh me Atleticon pasi është lënë jashtë ekipit të Chelseat nga Antonio Conte, raporton Daily Mail.

Klubi spanjoll pritet që sulmuesin zyrtarisht ta transferojë gjatë muajit janar për 55 milionë euro.

Deri në muajin janar Costa pritet të huazohet te Al-Hilali, kampion i Arabisë Saudite.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme