Asensio mungon në “Champions” shkaku i infeksionit nga rruajtja e këmbëve

Asensio mungon në “Champions” shkaku i infeksionit nga rruajtja e këmbëve

13 shtator 2017 13:26

Marco Asensio do të mungojë në ndeshjen e Real Madridit kundër APOEL-it në Ligën e Kampionëve pasi ka pësuar një infeksion nga rruajtja e këmbëve.

I riu spanjoll, i cili po kalon në një superformë gjatë fillimit të sezonit, ka munguar në stërvitjet e ekipit, derisa trajneri Zinedine Zidane ka konfirmuar se “një puçërr ia ka pamundësuar atij të mbathë çorapet”.

ABC Espana ka raportuar se spanjolli ka pësuar infeksion shkaku i rruajtjes së këmbëve, derisa Real Madridi ka konfirmuar se Asensio nuk do të përfshihet në ndeshjen e sotme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme