Mourinho i pakënaqur me lojën e Unitedit si në “Playstation”

Mourinho i pakënaqur me lojën e Unitedit si në “Playstation”

12 shtator 2017 23:57

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka akuzuar ekipin e tij, duke thënë se kanë luajtur si në “Playstation” gjatë fitores 3 me 0 kundër Baselit në Ligën e Kampionëve.

Golat nga dyshja belge, Marouane Fellaini e Romelu Lakaku kanë vënë në avantazh “djajtë e kuq” kundër vizitorëve nga Zvicra në Old Trafford para se Marcus Rashford të vuloste fitoren me golin e tretë për ekipin dhe debutuesi tij në Ligën e Kampionëve.

Mourinho ishte i pakënaqur me mënyrën se si ekipi i tij ndryshoi e lojën pasi dhanë dy gola.

“Tre pikë janë të rëndësishme në shtëpi. Deri në 2 me 0 ne ishim shumë stabil, ne luajtëm me vetëbesim. Por pasi rezultati u bë 2-0 gjithçka ndryshoi, ne ndaluam së luajturi seriozisht dhe nuk morëm më vendime të drejta. Ne mund ta gjenim veten në telashe” ka thënë ai për BT Sport.

“Ne luajtëm futboll fantazish, futboll të Playstation. Nuk më pëlqeu kjo, duhet ta respektosh kundërshtarin. Nuk e di nëse diferenca e golave ka ndonjë rol në këtë. Ne humbën pozita, formën tonë dhe humbëm topa në situata të lehta. Nuk më pëlqeu, lojtarët pushuan shumë”, shtoi ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme