Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça për Coutinhon rikthehet në janar

Barcelona raportohet se ka filluar planet për transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi anglez ka refuzuar tre oferta të majme nga Barça për 25-vjeçarin dhe e fundit ishte ajo prej 150 milionë eurove.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona do të bëjë ofertë të re për brazilianin duke filluar në janar.

Drejtori sportiv i Barçës, Albert Soler, dy javë më parë akuzoi Liverpooli se kërkoi 200 milionë euro për Coutinhon, por këtë akuzë e mohoi klubi anglez.

Coutinho nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Liverpoolin gjatë këtij sezoni shkaku i një lëndimi në shpinë, por ai është paraqitur dy herë për Brazilin.