Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane nuk u frikësohet yjeve të Realit e Dortmundit

Harry Kane ka kërkuar nga Tottenhami që të luajë stil të frikshëm derisa ekipi i tij po përgatitet për t’u përballur me dy klubet elitë në Ligën e Kampionëve.

Sivjet ekipi i Mauricio Pochettinos do të përballet me Real Madridin, Borussia Dortmundin dhe APOEL-in në Grupin H të “Championsit”, por Kane ka mirëpritur përballjen me to.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë ndeshje 50-50. Nëse jeni në Ligën e Kampionëve e dëshironi përballjen me ekipet më të mira. Jemi në fazën e grupeve. Duhet të luani me to sido që të jetë”, ka thënë Kane para ndeshjes kundër Dortmundit.

“Nëse kalojmë grupin nuk do të kemi arsye që të mos shkojmë edhe më tutje në këtë garë. Kemi ekip të mirë dhe dimë stilin e lojës dhe mënyrën si dëshirojmë të luajmë. Këtu kemi filozofi dhe krejt çka duhet është që të jemi grup i fortë sesa individual”.