Sport

Zidane e pranon që Reali ka mungesë të sulmuesve

Zinedine Zidane ka pranuar për herë të parë që Real Madridi provoi të transferonte një sulmues në fund të afatit kalimtar të verës.

Alvaro Morata dhe Mariano Diaz u larguan në drejtim të Chelseat dhe Lyonit, ndërsa Borja Mayoral u kthye nga Wolfsburgu. Zidane tani ka pranuar se skuadra e tij ka mungesa në fazën e sulmit.

“Duke shikuar skuadrën tonë, mund të themi se po mungon një futbollist në pozitën e numrit 9”, ka thënë ai të martën për gazetarët, para ndeshjes ndaj APOEL-it në Ligën e Kampionëve. “Do të doja ta kisha Moratan, por ai dëshironte të ishte pjesë e ekipit të parë dhe ky ishte vendimi i tij. Tentuam të transferojmë një futbollist tjetër. Vitin e shkuar kishim Moratan e Marianon ndërsa tani kemi vetëm Mayoralin”.