Dybala i lumtur që mbetet pjesë e Juves

Dybala i lumtur që mbetet pjesë e Juves

12 shtator 2017 14:48

Paulo Dybala thotë se është shumë i lumtur që do të mbetet pjesë e Juventusit për një periudhë më të gjatë, pavarësisht interesimit të Barcelonës.

Argjentinasi ka qenë në radarin e klubit katalonas pas shkëlqimit që pati sezonin e shkuar, kur fitoi titullin e Series A dhe Kupën e Italisë.

Futbollisti ka mohuar spekulimet duke thënë se është i lumtur që është te Juventusi.

“Askush nuk më ka treguar mua asgjë për ofertën e Barcelonës. Klubi kurrë nuk erdhi të më thotë se ka një ofertë. E vetmja gjë që më ka thënë klubi është se më duan këtu për më gjatë dhe jam i lumtur për këtë. Për aq gjatë që më dëshiron klubi dhe presidenti Andrea Agnelli, unë do të rri këtu”, ka deklaruar Dybala për gazetarët.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme