Higuain e ka “obligim” të shënojë për Juven

Higuain e ka “obligim” të shënojë për Juven

12 shtator 2017 14:26

Gonzalo Higuain thotë se e ka obligim të shënojë gola dhe shton se Juventusi dëshiron të fitojë gjithçka në sezonin e ri.

Sulmuesi, që iu bashkua Juves nga Napoli verën e shkuar, ka shënuar 32 gola në të gjitha garat si dhe ka fituar dy tituj, ndërsa ka humbur në finale të Ligës së Kampionëve.

“Për mua, gjithmonë është në mendje që të shënoj gol. Kjo është qenësore. Është obligim. Si sulmues duhet të shënosh gola”, ka thënë Higuain për “The Guardian”.

“Te Juventusi, luhet që të fitosh gjithçka. Ky është mentaliteti. Vitin e shkuar ishim afër, sivjet do të provojmë prapë”, ka shtuar më tej argjentinasi.

Juventusi dhe Barcelona takohen sot në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme