Gonzalo Higuain thotë se e ka obligim të shënojë gola dhe shton se Juventusi dëshiron të fitojë gjithçka në sezonin e ri.
Sulmuesi, që iu bashkua Juves nga Napoli verën e shkuar, ka shënuar 32 gola në të gjitha garat si dhe ka fituar dy tituj, ndërsa ka humbur në finale të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për mua, gjithmonë është në mendje që të shënoj gol. Kjo është qenësore. Është obligim. Si sulmues duhet të shënosh gola”, ka thënë Higuain për “The Guardian”.
“Te Juventusi, luhet që të fitosh gjithçka. Ky është mentaliteti. Vitin e shkuar ishim afër, sivjet do të provojmë prapë”, ka shtuar më tej argjentinasi.
Juventusi dhe Barcelona takohen sot në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.